Fjala e hapjes për takimin e parë zyrtar të Lek.eco

Fjala e hapjes për takimin e parë zyrtar të Lek.eco

January 27, 20254 min read

Fjala e hapjes

7 Nentor 2024

Të nderuar pjesmarës, 

Mirë se erdhët në këtë takim të Lëvizjes për Energjinë e Klimën (LEK). LEK është një grupim i sapo krijuar i organizatave mjedisore, por me plot histori suksesi në mbrojtje të mjedisit përgjatë tranzicionit shqiptar, si PPNEA e para organizatë Jo-qeveritare mjedisore, qysh në vitin 1991 dhe pak më vonë Mileukontakt Shqiperi, REC Shqiperi, Shoqata e Bujqesise Organike, Pseda Iliria dhe më e reja, por më e zëshmja së fundmi, EcoAlbania, 10 vjet më parë. 

Grupimi ynë ndjen përgjegjsinë e një reagimi konstruktiv në kushtet ku flitet pak ose aspak nga politika për ndryshimet klimatike, që për këdo janë tashmë një fakt i padiskutueshëm. Ja katastrofa e Valencias në Spanjë, që merr qindar jetë njerëzish. 

Me Marrëveshjen e Parisit, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2016 vendet krijuan një kuadër të zgjeruar të transparencës (ETF). Sipas ETF, duke filluar nga viti 2024, vendet do të raportojnë në mënyrë transparente për veprimet e ndërmarra dhe përparimin në zbutjen e ndryshimeve klimatike, masat e përshtatjes dhe mbështetjen e ofruar ose marrë. Shqipëria ka marrë në Konferencën e Parisit angazhimin zyrtar për reduktimin e emetimeve të gazrave serë 11.5 %, e që në Glazgou e ka avancuar në 20.9%, krahasuar me skenarin bazë nga 2016 deri në 2030.

Jemi në vitin 2024 dhe pas 1 jave fillon Samiti Botëror i Klimës së bashku me UNFCCC (Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), COP29 në Baku, Azerbajxhan.

Dhe në këtë takim Botëror ne duam që Qeveria e Shqipërisë të tregoj një model, që jo vetëm e fut Shqpërinë në një perespektivë të shkëlqyer të zhvillimit të qëndrueshëm, por që do të jetë një kontribut global, në aspektin e inkurajimit të shumë vendeve të tjera. 

Modeli i Shqipërisë, që ne dëshirojmë, por dhe argumentojmë se duhet paraqitur ne Sammitin e Klimes ne Baku është “Shqipëria 2030:100% e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme”. Ky është një model realist. Këtë e thonë ekspertët. Do ti dëgjojmë dhe në këtë tryezë. Këtë e tregon shpërthimi i iniciativave private, por dhe shtetërore për instalimin e impianteve të mëdha e të vogla fotovoltaike, ankandet e sukseshme të energjive të rinovueshme, kosto shumë të favorshme krahasuar me burime të tjera e padyshim edhe pozicioni shumë i favorshëm gjeografik i Shqipërisë, që sic thotë prof. Zorba ka më shumë diell se në Tropik. 

Ky model vjen natyrshëm dhe është nonsens ekonomik, politik, sigurisht mjedisor të shkohet në drejtimin e investimit në sektorin e enrgjisë mbështetur në fosilet. 

Shqipëria jep me këtë model një kontribut me anë të reduktimit të importit të energjisë elektrike të gjeneruar nga burimet fosile të vendeve të tjera. 

Dhe ky model nuk është rrufe në qiell të pastër. 

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, në në samitin e Klimës në vitin e kaluar Dubai tha: “…Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dyoksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit”.

Pra në një farë mënyre një model që Shqipëria të jetë një vend, që prodhimin e energjisë elektrike ta mbaj pa emetime te dyoksidit te karbonit dhe që minimalsht siguron edhe konsumin ta realizoj nga ky prodhim në vend, duke shmangur importin është i pritshëm nga autoritetet e Samitit per Klimën.

Një sinjal tjetër u dha nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - 2024, pak ditë më parë ku për energjinë shkruhet:“Pas ankandeve të suksesshme të energjisë së erës dhe diellit, nevojiten strategji për burimet e rinovueshme në det të hapur dhe për dekarbonizimin e industrisë dhe transportit”

Arritja e një marrëveshjeje për rritjen e financimit të klimës është detyra kryesore për COP29 dhe për Azerbajxhanin në drejtimin e negociatave të samitit. 

Shqipëria duke u cfaqur me një model shumë të dëshirueshëm si ky për “Shqipëria 2030: 100% prodhim dhe konsum të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme” mund dhe duhet të jetë pjesë edhe e një finacimi për të zhvilluar këtë model. 

Kjo tingëllon bukur edhe me objektivin më të fundit të Qeverisë, atë të antarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2030. 

Lëvizja jonë për Energjinë dhe Klimën, LEK edhe pa lek do të mbështesë me vullnet të plotë këtë model të Shqipërisë, që të bëhet realitet deri në vitin 2030.  

Levizja per Energjine dhe Klimen

Levizja per Energjine dhe Klimen

Levizja per Energjine dhe Klimen

Levizja per Energjine dhe Kliment

Back to Blog